• Na ndiqni:

AKSET VERTIKALE TË VEPRIMTARISË

SPORTI SI INDUSTRI DHE PROFESION

Sporti tashmë njihet globalisht si një industri e rëndësishme për gjenerimin e të ardhurave dhe mundësive të punësimit në aktivitete të ndryshme brenda ndhe jashtë fushës së sportit. Nëpërmjet organizimit të eventeve të ndryshme sportive ne synojmë të mbështesim më tej zhvillimin e kësaj industrie duke i dhënë vendin e merituar jo vetëm lojtarëve, por edhe profesionistëve dhe ekspertëve të tjerë sportit.

Ne mbështetim ngritjen e ekipeve profesionale dhe atyre amatore dhe pjesëmarrjen e tyre dinjitoze në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare sipas displinave sportive që i përkasin.

Në botën dinamike qe po jetojmë, të kesh mundësi për të pasur një karrierë të dyfishtë është e dobishme. Ne mbështesim sportistët dhe profesionsitët e rinj të fitojnë aftësi të rëndësishme përmes edukimit dhe mentorimit, në mënyrë që t’i ndihmojmë të kenë mundësi më të mëdha punësim në tregun e punës.

Marrëdhënia midis sportit dhe sipërmarrjes është një fushë në zhvillim të vazhdueshëm, veçanërisht vitet e fundit. Në fokusin tonë është që përmes aplikimit të parimeve të sipërmarrjes të identifikojmë dhe shfrytëzojmë mundësitë për të krijuar vlera të reja nëpërmjet sportit.

Në ditët e sotme, menaxhimi, marketingu dhe komunikimi janë vendimtare për suksesin e industrisë së sportit. Ne ofrojmë trajnime dhe seminare për rritjen e kapacitetit të profesionistëve të sportit për realizimin me sukses të këtyre aftësive në punën e tyre të përditshme..

Shoqata Barleti organizon në mënyrë periodike evente sportive të madhësive të ndryshme, të cilat kanë në target si sportistët profesionistë, amatorë, fëmijët, të rinjtë, moshën e tretë etj.

Barleti Sport Lab ofron një sërë shërbimesh profesionale për sportistët që performojnë individualisht ose si pjesë e një ekipi për ti ndihmuar të përmirësojnë performancën e tyre dhe të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

Ne besojmë tek parimi i sportit të ndershëm dhe punojmë për të informuar, edukuar dhe mentoruar sportistët e rinj, trajnerët, publikun e gjerë mbi efektet negative të dopingut/ trukimeve dhe rëndësinë e ngritjes së karrierës  sportive mbi baza të ndershme.


Duke promovuar turizmin sportiv dhe të aventurës ju japim mundësi njerëzëve të sfidohen, të ndihen mirë, të jenë aktivë dhe të shëndetshëm, të udhëtojnë, të kenë përvoja unike dhe të frymëzojnë të tjerët. Aktivitetet e turizmit të aventurës kontribojnë drejtpërdrejt edhe në ekonominë lokale të komuniteteve dhe në rritjen e standardeve të jetesës së banorëve vendas.

Duke vlerësuar përfitimet që angazhimi në sport dhe aktivitete fizik sjell, ne jemi pjesë aktive e lëvizjes europiane#BeActive që synon të sjellë në vëmendje kënaqësinë që sporti dhe aktiviteti fizik sjell, si edhe përfitimet shumëdimensionale në mirëqenien tonë mendore, sociale dhe fizike.  Shoqata Barleti si antare me të drejta të plota e EuropeActive i bashkohet çdo vit Javës Europiane të Sportit#BeActive (23 – 30 Shtator). Kjo iniciativë bën bashkë miliona njerëz, profesionistë të sportit, shoqata sportive nga e gjithë Evropa – dhe më gjerë – duke i nxitur të jenë më aktivë dhe më të shëndetsshëm.

Aktivitetet argëtuese përbëjnë një komponent të rëndësishëm të përvojës turistike. Ne punojmë për të promovuar vlerën e këtyre aktiviteteve për të përmirësuar përvojën dhe kënaqësinë e turistëve vendas dhe atyre të huaj.

REKREACIONI, STILI I JETESËS DHE TURIZIMI

Sektori i turizmit në vitet e fundit ka shënuar një rritje  të rëndësishme në realitetin shqiptar duke sjellë benefite domethënëse edhe për ekonominë. Shoqata Barleti  është e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e turizmit në nivel rajonal, kombëtar, lokal si edhe në promovimin dhe ruajtjen e vlerave tëidentitetit kombëtar.Një komponent i rëndësishëm i punës së shoqatës është organizimi i aktiviteteve që edukojnë dhe promovojnë stilin e shëndetshëm të jetesës tek i gjithë komuniteti.


AKTIVITETET FIZIKE, KOMUNITETET DHE SJELLJA SOCIALE

Komunitetet që marrin pjesë në aktivitete fizike dhe rekreacion zhvillojnë lidhje të forta sociale, janë vende më të sigurta dhe njerëzit që jetojnë në to janë përgjithësisht më të shëndetshëm dhe më të lumtur krahasuar me komunitet ku aktiviteti fizik nuk është prioritet.  Ne inkurajojmë komunitetet të angazhohen në mënyrë aktive në aktivitete fizike sepse përtej përfitimeve shëndetësore, efekte pozitive konstatohen në ndërveprimet sociale midis anëtarëve të komunitetit dhe nëpromovimin e sjelljeve prosociale.

Të ndërgjegjshëm se aktiviteti fizik është i rëndësishëm përshëndetin fizik dhe mendor të çdo individi,sporti për të gjithë është në qendër të punës sonë. Ne duam që sporti të marrë vëmendjen e munguar dhe që çdo kush të ketë mundësi për të kryer aktivitete sportive në bazë të aftësive që ka.

Shëndeti fizik dhe mendor i punonjësve ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në produktivitetin e tyre brenda kompanisë. Qëllimi ynë është të inkurajojmë përfshirjen e tyre aktive në sport dhe adaptimin e një stili të shëndetshëm jetese duke i ftuar të bëhen pjesë e kampionateve, festivaleve sportive në rang lokal apo kombëtar.

Misioni ynë ështëtë promovojmë, organizojmë dhe zhvillojmë sportin amator në Shqipëri, për të nxitur përfshirjen në aktivitete fizikedhe  inkurajuar standardizimin e rregullave të të gjithë sportistëve, lojërave dhe kampionateve amatore.

Ne ofrojmë mundësi të barabara për këto që do të përfshihet në sport, në mënyrë të veçantë të individëve që bëjnë pjesë në grupe vulnerabël. Ne punojmë për krijimin e një kulture sportive që vlerëson diversitetin dhe mundëson përfshirjen e plotë të grupeve të pafavorizuara në sport.

Edukimi fizik në shkolla konsiderohet mjeti ideal për promovimin e aktivitetit të rregullt fizik dhe stilit të jetesës aktive për nxnënësit e arsimit parauniversitar, me qëllimin për ti ndihmuar të përballojnë me sukses sfidat e jetës sot dhe në të ardhmen.

Dita Ndërkombëtare e Sportit Universitar festohet çdo vit më 20 Shtator. Propozuar nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve Universitare, ajo është miratuar zyrtarisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencën dhe kulturën (UNESCO). Në kuadër të kësaj dite ne organizojmë evente për të promovuar rëndësinë e sportit në universitete dhe rolin e universiteteve në komunitet si aktorë përgjegjës për konsolidimin dhe zhvillimin e edukimit sportiv cilësor në shërbim të qytetarëve.

Dita Ndërkombëtare e Studentëve festohet në të gjithë botën më 17 Nëntor, me një fokus të veçantë për të siguruar që arsimi të jetë i disponueshëm për të gjithë studentët. Duke qenë se arsimi është një e drejtë njerëzore, ne synojmë të sigurojmë akses për të gjithë. Sporti është një pjesë integrale e jetës universitare dhe ne inkurajojmë çdo student që të merret me aktivitet fizik dhe të jetë pjesë e eventeve sportive.


Ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për një stil jetese të shëndetshme për të gjitha grupmoshat dhe organizojmë rregullishtaktivitete që promovojnë akses më të lehtë në sport dhe aktivitet fizik duke pasur nëfokus të veçantë përfshirjen dhe mosdiskriminimin e grupevetë disavantazhuara

Duke qënë të ndërgjegjshëm për përfitimet e sportit nëmirëqenien dhe performacën e punonjësvenë vendin e punës ne organizojmëevente/ kampionate të sportitamator duke bashkëpunuar ngushtë me kompani biznesi dhe partnerë të tjerë të interesuar.

Të qenit fizikisht aktivështë një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj.  Ne promovojmë  dhe ju ofrojmë mundësine të bëheni pjesë e eventeve sportive për t’ju ndihmuar të qëndroni në formë dhe të shëndetshëm.

Njerëzit duhet të punojnë shumë, por edhe të argëtohen siç ju pëlqen. Shoqata Barleti ka në vëmendje organizimin e aktiviteteve rekreative që jo vetëm ju ndihmojnë të largoni mendjen nga përditshmëria, por edhe të adaptoni një stil jetese të shëndetshme.

SHËNDETI DHE MIRËQENIA

Pavarësisht nëse angazhoheni në sport si profesionistë apo amatorë, ne ofrojmë lehtësira dhe aktivitete që synojnë të promovojnë stile jetese aktive për të gjithë komunitetin, duke lidhur sportin me shëndetin, ushqerjen e mirë dhe praktika të tjera të shëndetshme jetese.


AKSET HORIZONTALE TË VEPRIMTARISË

EDUKIMI DHE TRAJNIMI PËR FORMIM PROFESIONAL

Ne ofrojmënjë variacionesh kursesh dhe trajnimesh për profesionistët e sportit (të rinj dhe me përvojë) për ti ndihmuar të rrisin nivelin e njohurive dhe aftësive jo vetëm për të avancuar më tej në karrirën e tyre por mbi të gjitha për të ofruar shërbime sa më cilësore për klientelën me të cilën ndërveprojnë.

Ne ofrojmë kurse/ trajnime për t’ju ndihmuar të kuptoni procesin e organizimit të ngjarjeve sportive, të eksploroni aspektet komerciale të sportit duke përfshirë sponsorizimet dhe angazhimin e tifozëve, të kuptoni rëndësinë e qeverisjes së mirë në sport dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, të kuptoni rolin që sporti luan në arritjen e ndryshimeve socio-kulturore në shoqëri.

Performanca në shumicën e sporteve përcaktohet nga karakteristikat teknike, taktike, fiziologjike dhe psikologjike të sportistit. Ne ofrojmë kurse/  trajnime për t’ju  ndihmuar jo vetëm të njihni faktorët influencues të performancës sportive por edhe si mund të punoni më tej për ta përmirësuar atë.

Ne ofrojmë kurse profesionale për të rritur njohuritë e profesionistëve të sportit se si mund të mbështesin dhe inkurajojnë fëmijët/ të rinjtë që në përputhje me aftësitë e tyre të mund të realizojnë 60 minutat e aktivitetet fizik ditor të rekomanduar nga OBSH.

Sporti shërben edhe si një mjet edukimi për t’ju mësuar fëmijëve/ të rinjve se si të sillen në kontekste të ndryshme, me njerëz të ndryshëm. Ne organizojmë aktivitete ku ata mësojnë rregullat, kufijtë, si të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, si të shikojnë përtej interesit të tyre vetjak, aftësi që i ndihmojnë në jetën e tyre  personale dhe profesionale të ardhshme.

Sporti ka demonstruar efikasitet në krijimin e aftësive, njohurive dhe burimeve, rritjen e kohezionit social, lehtësimin e strukturave dhe mekanizmave për nxitur dialogun në komunitet dhe inkurajuar pjesëmarrjen qytetare.

Ne ofrojmënjë sërë kursesh/ trajnimesh që do t’ju ofrojnë informacionin dhe burimet e nevojshme për të përmirësuar fokusin dhe për të gjetur ekuilibrin në jetën tuaj të përditshme.

Ne ofrojmë një sërë kursesh/ trajnimesh për të konsideruar seriozisht një karrierë si trajner personal dhe për të shijuar benefitet e konsiderueshme që ky profesion ofron në aspektin profesional dhe personal.

Zakonet e shëndetshme të të ngrënit janë të lidhura drejtpërdrejt me mbajtjen e një peshe të mirë trupore si dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kronike. Ne ju ofrojmë një variacion kursesh/ trajnimesh që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni njohuri mbi ushqyerjen e shëndetshme, si të analizoni zakonet ushqimore të klientwve tuaj dhe si mund të mund tju ofroni këshilla sa më  efektive.


Vullnetarizmi në sport dhe aktivitet fizik është një mënyrë e shkëlqyer për t’u aktivizuar dhe për t’u argëtuar, dhe në të njëjtën kohë për të dhënë një kontribut të vyer për komunitetin ku bën pjesë.

Në besojmë se çdo individ ka të drejtë të merret me sport në mënyrë të sigurt. Dhuna, diskriminimi dhe sjellja kërcënuese nuk kanë vend në sport. Në mbështetim organizimin e aktiviteteve të ndryshme për të rritur sigurinë në sport për këdo.

Përveç zhvillimit të individëve, sporti dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në ndërtimin e komuniteteve më të forta duke i bashkuar njerëzit pa dallime moshe,  race, etnie apo gjinie.

Respekti, vetëdisiplina, integriteti dhe shëndeti janë thelbësore në sport. Ne promovojmë rëndësinë e qeverisjes së mirë në sport për të ruajtur etikën sportive dhe për të siguruar që organizatat sportive të përmbushin përgjegjësitë e tyre.

Sporti është një nga ambasadorët më të mirë për të promovuar të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen. Nëpërmjet sportit, ne mbështetim njerëzit të mësojnë vlera që kalojnë gjininë, kombësinë, moshën apo edhe gjendjen fizike. Ne gjykojmë që është thelbësore të ndërtohen ura më të forta për të mbrojtur sportin si një e drejtë thelbësore e çdo njeriu.

KOHEZIONI SOCIAL, DIVERSITETI DHE PJESËMARRJA

Sporti është provuar të jetë një mjet efektiv për të siguruar kohezion social, përfshirje dhe respekt për çdo anëtar të komunitetit. Ai ka fuqinë jo vetëm të forcojë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve por edhe ti nxisë të shikojnë përtej interesave të tyre individuale. Nëpërmjet aktiviteteve sportive ne i ndihmojmë të rinjtë që në mënyrë proaktive të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në adresimin e çështjeve të tilla si racizmi, diskriminimi, homofobia, ekstremizmi, mizogjinia dhe sjellje të tjera antisociale, si dhe të mësojnë të respektojnë diversitetin.


INOVACIONI NË SPORT DHEZHVILLIMI IQËNDRUESHËM

Inovacioni në sport ka potencial të rrisë nivelin e punësimit dhe të nxisë krijimin një shoqërie sa më gjithëpërfshirëse. Eventet sportive në përgjithësi duhet të përfshijnë komunitetin lokal në një mënyrë sa më inovative për të siguruar zhvillim të qëndrueshmëm

Teknologjia dhe inovacioni kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë për mirë industrinë e sportit. Zhvillimet teknologjike kanë bërë të mundur që sportet të bëhen më të sigurta dhe më konkurruese për sportistët, duke përmirësuar gjithashtu edhe përvojën e sportdashësve. Ne synojmë t’ju ndihmojmëtë qëndroni  tëpërditësuar për zhvillimet e fundit teknologjike dhe mënyrën më efikase të zbatimit të tyre në fushën e sportit.

Ne mbështesim zhvillimin e sipërmarrjeve të reja në industrinë e sportit, për ti ndihmuar të rriten dhe të sjellin përmirësime të dukshme  në jetën e njerëzve përmes produkteve apo shërbimeve inovative që mund të ofrojnë.

Sporti shihet si një mjet thelbësor për zbatimin e Axhendës 2030 të Zhvillimit të qëndrueshëm.Ne njohim kontributin në rritje të sportit për zhvillimin dhe paqen, si edhe për promovimin e tolerances, respektit dhe fuqizimit tëindividëve dhe komuniteteve..

Grupi Mjekësor Barleti ofron një gamë shërbimesh për sportistë profesionistë dhe amatorë të fokusur në trajtimin e lëndimeve të lidhura me dëmtimet gjatë aktivitetit fizik dhe sportiv. Stafi jonë mjekësor ka trajnimin dhe eskpertizën e nevojshme për t’ju ndihmuar të rehabilitoheni dhe të riktheheni sa më shpejt që të jetë e mundur në rutinën tuaj stërvitore.

  • Shperndaje në: