• Na ndiqni:

DREJTIMET VERTIKALE TË VEPRIMTARISË

SPORTI DHE AKTIVITETI FIZIK

Sporti dhe aktiviteti fizik janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të të gjitha grupmoshave. Nga ana tjetër, ata konsiderohen një nga kontribuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe social të një shteti.

Sporti tashmë njihet globalisht si një industri e rëndësishme për gjenerimin e të ardhurave dhe mundësive të punësimit në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë fushës së sportit. Nëpërmjet organizimit të eventeve të ndryshme sportive ne synojmë të mbështesim më tej zhvillimin e kësaj industrie duke i dhënë vendin e merituar jo vetëm lojtarëve, por edhe profesionistëve dhe ekspertëve të tjerë të sportit.

Ne mbështetim ngritjen e ekipeve profesionale dhe atyre amatore dhe pjesëmarrjen e tyre dinjitoze në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare sipas displinave sportive që i përkasin.

Të ndërgjegjshëm se aktiviteti fizik është i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor çdo individi, sporti për të gjithë është në qendër të punës sonë. Ne duam që sporti të marrë vëmendjen e munguar dhe që çdo kush të ketë mundësi për të kryer aktivitete sportive në bazë të aftësive që ka.

Shëndeti fizik dhe mendor i punonjësve ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në produktivitetin e tyre brenda kompanisë. Qëllimi ynë është të inkurajojmë përfshirjen e tyre aktive në sport dhe adaptimin e një stili të shëndetshëm jetese duke i ftuar të bëhen pjesë e kampionateve, festivaleve sportive në rang lokal apo kombëtar.


Turizmi dhe industritë e ndërlidhura me të ofrojnë një kontribut të rëndësishëm në gjenerimin e të ardhurave dhe nxitjen e punësimit në vend.

Duke promovuar turizmin sportiv dhe të aventurës ju japim mundësi njerëzëve të sfidohen, të ndihen mirë, të jenë aktivë dhe të shëndetshëm, të udhëtojnë, të kenë përvoja unike dhe të frymëzojnë të tjerët. Aktivitetet e turizmit të aventurës kontribojnë drejtpërdrejt edhe në ekonominë lokale të komuniteteve dhe në rritjen e standardeve të jetesës së banorëve vendas.

Për shumë njerëz, udhëtimet janë një mënyrë efikase për të kaluar kohën e lirë dhe për të shpërblyer veten pasi kanë punuar shumë, ndërsa për disa të tjerë udhëtimet janë një rutinë që nuk mund të prishet. Ne punojmë për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin mbi vlerën e këtyre eksperiencave.

Industria e mikpritjes (ku hotelet dhe restorantet bëjnë pjesë) është një pjesë e rëndësishme e sektorit të turizimit duke kontribuar në mënyrë direkte në të gjitha fazat e eksperiencës së turistëve.

TURIZËM, UDHËTIME DHE ARGËTIM

Sektori i turizmit në vitet e fundit ka shënuar një rritje  të rëndësishme në realitetin shqiptar duke sjellë benefite domethënëse edhe për ekonominë. Shoqata Barleti  është e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e turizmit në nivel lokal, kombëtar, rajonal,  si edhe në promovimin dhe ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar.


SHËNDETI DHE MJEKËSIA

Shëndeti është një koncept pozitiv që thekson burimet sociale, personale, si dhe kapacitetet fizike të një individi. Të pasurit e një shëndeti të mirë është thelbësor për të jetuar një jetë të gjatë dhe aktive.

Kujdesi shëndetësor konsiderohet si një përcaktues i rëndësishëm në promovimin e mirëqenies së përgjithshme fizike, mendore dhe sociale të njerëzve në mbarë botën. Të pasurit e aksesit në kujdes shëndetësor cilësor ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së cdo individi.

Rehabilitimi mund të zvogëlojë ndikimin e një game të gjerë kushtesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet (akute ose kronike), sëmundjet ose lëndimet. Ai plotëson ndërhyrjet e tjera shëndetësore, të tilla si ndërhyrjet mjekësore dhe kirurgjikale, duke ndihmuar në lehtësimin e rikuperimit dhe arritjen e rezultatit më të mirë të mundshëm.

Përparimet e teknologjisë në dekadën e fundit kanë revolucionarizuar dukshëm botën mjekësore. Kjo teknologji luan një rol qendror në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve duke ofruar  kujdes më të kualifikuar shëndetësor për pacientët.

Shëndeti dhe siguria në vendin e punës ka të bëjë me menaxhimin e arsyeshëm të rreziqeve me të cilat mund të përballen punonjësit në një kompani. Ne kemi në vemëndje promovimin e një kulture të shëndetshme pune, që adreson në kohë nevojat e punonjësve, kujdeset në çdo kohë për sigurinë e tyre duke i inkurajuar kështu të qëndrojnë gjatë në kompani.

Shëndeti mendor i referohet mirëqenies emocionale, psikologjike dhe sociale. Ai afekton mënyrën sesi individët mendojnë, ndjejnë dhe veprojnë. Ai gjithashtu përcakton mënyrën sesi individët përballojnë stresin, ndërveprojnë më të tjerët dhe bëjnë zgjedhje të caktuara në jetë. Psikologët janë një nga profesionistët me të rëndësisishëm të shëndetit që mund të ofrojnë shërbimet e duhura për individët që përballen me probleme të shëndetit mendor.


Mirëqenia është një koncept kompleks që nuk i referohet vetëm shëndetit fizik. Mirëqënia kërkon një integrim i plotë të dimesioneve të tilla si ai fizik, mendor, social etj. Ne promovojmë rëndësinë e ndërveprimit të duhur të këtyre dimensioneve për të sjellë përmirësim të dukshëm të cilësisë së jetës së individit.

Zakonet e shëndetshme të të ngrënit janë të lidhura drejtpërdrejt me mbajtjen e një peshe të mirë trupore si dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kronike. Ne ju ndihmojnë të zhvilloni njohuri mbi ushqyerjen e shëndetshme, si të analizoni zakonet tuaja ushqimore dhe të kujdeseni për shëndetin.

Përdorimi i substancave të dëmshme është përgjegjës për humbjen e miliona jetëve çdo vit; mes këtyre substancat narkotike, duhani dhe alkooli janë deri tani ndër më të dëmtuesit. Edukimi në moshë të hershme për kufijtë e të qëndruarit i shëndetshëm dhe sigurinë personale. është jetik për tu transmetuar tek fëmijët/ të  rinjtë në  moshë të hershme.

Aktiviteti fizik i rregullt është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj. Të qenit fizikisht aktiv mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor, të ndihmojë në menaxhimin e peshës, të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve, të forcojë kockat dhe muskujt dhe të përmirësojë aftësinë tuaj për të realizuar aktivitetet e jetës të përditshme.

Të pasurit e një jetë aktive sociale përmirëson shumë jetën tonë të përditshme. Na lejon të jetojmë jashtë monotonisë dhe rutinës, dhe na ndihmon të kalojmë sfidat e jetës së përditshme. Për më tëpër jeta active sociale është e dobishm për shëndetin fizik dhe mendor. Qëndrimi social aktiv mund të ndihmojë në parandalimin e izolimit social dhe vetmisë, të cilat të dyja janë të lidhura me rezultate negative shëndetësore.

MIRËQËNIE DHE JETESË E SHËNDETSHME

Një mënyrë jetese e shëndetshme është e rëndësishme për të gjithë. Kur kujdesemi për shëndetin tonë fizik, ndihemi edhe më mirë – më në formë, më të relaksuar dhe më të aftë për t’u përballur me gjërat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme edhe për shëndetin tonë mendor.


DREJTIMET HORIZONTALE TË VEPRIMTARISË

EDUKIMI, PROMOVIMI DHE TRAJNIMI PËR FORMIM PROFESIONAL

Ne ofrojmë një variacionesh kursesh dhe trajnimesh për profesionistët e sportit (të rinj dhe me përvojë) për ti ndihmuar të rrisin nivelin e njohurive dhe aftësive jo vetëm për të avancuar më tej në karrirën e tyre por mbi të gjitha për të ofruar shërbime sa më cilësore për klientelën me të cilën ndërveprojnë.

Kapitali njerëzor është një asetet më të vyera që një kompani mund të ketë.  Punëdhënësit mund të përmirësojnë kapitalin njerëzor të kompanisë të tyre duke investuar në edukimin dhe trajnimin e vazhduar të punonjësve të tyre.

Tregu i punës evolon në mënyrë të vazhdueshme, po ashtu edhe aftësitë dhe kompetencat që kërkojnë punëdhënësit. Pavarësisht nëse jeni profesionist i ri ose me përvojë, duhet të përditësoni më mënyrë të vazhdueshme njohuritë tuaja për të qënë të informuar për trendet dhe drejtimet e reja të industrisë.

Sporti shërben edhe si një mjet edukimi për t’ju mësuar fëmijëve/ të rinjve se si të sillen në kontekste të ndryshme, me njerëz të ndryshëm. Ne organizojmë aktivitete ku ata mësojnë rregullat, kufijtë, si të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, si të shikojnë përtej interesit të tyre vetjak, aftësi që i ndihmojnë në jetën e tyre personale dhe profesionale të ardhshme.

Edukimi për kujdesin shëndetësor është i rëndësishëm për të pajisur antarët e komunitetit me njohuri funksionale shëndetësore dhe për të forcuar qëndrimet, besimet dhe aftësitë praktike të nevojshme për të adoptuar dhe mbajtur sjellje të shëndetshme gjatë gjithë jetës së tyre.


Ekipi ynë i punonjësve socialë është i përkushtuar për t’ju ndihmuar ju dhe anëtarët e familjes tuaj të zgjidhni problemet që ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj. Së bashku ne mund t’ju ndihmojmë të arrini ndryshime pozitive në jetën tuaj.

Vullnetarizmi në sport dhe aktivitet fizik është një mënyrë e shkëlqyer për t’u aktivizuar dhe për t’u argëtuar, dhe në të njëjtën kohë për të dhënë një kontribut të vyer për komunitetin ku bën pjesë.  

Në besojmë se çdo individ ka të drejtë të praktikojë sport në mënyrë të sigurt. Dhuna, diskriminimi dhe sjellja kërcënuese nuk kanë vend në sport. Në mbështetim organizimin e aktiviteteve të ndryshme për të rritur sigurinë në sport për këdo.

Përveç zhvillimit të individëve, sporti dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në ndërtimin e komuniteteve më të forta duke i bashkuar njerëzit pa dallime moshe,  race, gjinie, etnie etj.

Sporti është një nga ambasadorët më të mirë për të promovuar të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen. Nëpërmjet sportit, ne mbështetim njerëzit të mësojnë vlera që kalojnë gjininë, kombësinë, moshën apo edhe gjendjen fizike. Ne gjykojmë që është thelbësore të ndërtohen ura më të forta për të mbrojtur sportin si një e drejtë thelbësore e çdo njeriu.

KOHEZIONI SOCIAL, DIVERSITETI DHE PJESËMARRJA

Sporti është provuar të jetë një mjet efektiv për të siguruar kohezion social, përfshirje dhe respekt për çdo anëtar të komunitetit. Ai ka fuqinë jo vetëm të forcojë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve por edhe ti nxisë të shikojnë përtej interesave të tyre individuale. Nëpërmjet aktiviteteve sportive ne i ndihmojmë të rinjtë që në mënyrë proaktive të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në adresimin e çështjeve të tilla si racizmi, diskriminimi, homofobia, ekstremizmi, mizogjinia dhe sjellje të tjera antisociale, si dhe të mësojnë të respektojnë diversitetin.


INOVACIONI NË SPORT DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM

Inovacioni në sport ka potencial të rrisë nivelin e punësimit dhe të nxisë krijimin një shoqërie sa më gjithëpërfshirëse. Eventet sportive në përgjithësi duhet të përfshijnë komunitetin lokal në një mënyrë sa më inovative për të siguruar zhvillim të qëndrueshmëm.

Teknologjia dhe inovacioni kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë për mirë industrinë e sportit. Zhvillimet teknologjike kanë bërë të mundur që sportet të bëhen më të sigurta dhe më konkurruese për sportistët, duke përmirësuar gjithashtu edhe përvojën  e sportdashësve. Ne synojmë t’ju ndihmojmë të qëndroni  të përditësuar për zhvillimet e fundit teknologjike dhe mënyrën më efikase të zbatimit të tyre në fushën e sportit.

E ardhmja dixhitale në shëndetësi po evoluon me shpejtësi dhe po e transformon industrinë. Integrimi i teknologjive dixhitale ka revolucionarizuar mënyrën se si ofrohen shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe ka krijuar mundësi të reja për përmirësimin e rezultateve të pacientëve, si dhe uljen e kostove në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Ne mbështesim zhvillimin e sipërmarrjeve të reja në industrinë e sportit, për ti ndihmuar të rriten dhe të sjellin përmirësime të dukshme  në jetën e njerëzve përmes produkteve apo shërbimeve inovative që mund të ofrojnë.

Sporti shihet si një mjet thelbësor për zbatimin e Axhendës 2030 të Zhvillimit të qëndrueshëm. Ne njohim kontributin në rritje të sportit për zhvillimin dhe paqen, si edhe për promovimin e tolerances, respektit dhe fuqizimit të individëve dhe komuniteteve..

Grupi Mjekësor Barleti ofron një gamë shërbimesh për sportistë profesionistë dhe amatorë të fokusur në trajtimin e lëndimeve të lidhura me dëmtimet gjatë aktivitetit fizik dhe sportiv. Stafi jonë mjekësor ka trajnimin dhe eskpertizën e nevojshme për t’ju ndihmuar të rehabilitoheni dhe të riktheheni sa më shpejt që të jetë e mundur në rutinën tuaj stërvitore.


Uji është në thelb të zhvillimit të qëndrueshëm dhe është kritik për zhvillimin socio-ekonomik, ekosistemet e shëndetshme dhe për vetë mbijetesën njerëzore.

Menaxhimi i mbetjeve është një sfidë që nuk mund të adresohet pa angazhimin e gjithë shoqërisë. Ne jemi të përkushtuar për të rritur vëmendjen e komunitetit për rreziqet mjedisore që sjell mungesa e menaxhimit të mbetjeve.

Mundësia për të pasur sasi të mjaftueshme të ushqimit të sigurt dhe me vlera ushqyese është çelësi për ruajtjen e jetës dhe promovimin e shëndetit të mirë.

Ndotja e ajrit është një rrezik i madh mjedisor për shëndetin. Aktualisht në Europë ndotja e ajrit është shkaku numër një i vdekjeve të parakohshme dhe për më tepër sjell ndikime serioze ekonomike. Ne punojmë për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit për të ndryshuar zakonet e tyre dhe për të minimizuar pasojet negative në mjedis dhe shëndetin e gjithësecilit.

Ne ofrojmë ekspertizë sanitare për të identifikuar dhe adresuar burimet e mundshme të ndotjes,së mjedisit duke ndihmuar në këtë mënyrë në parandalimin e këtyre ndotjeve të cilat sjellin pasoja afatgjata mjedisore dhe shëndetësore.

MJEDISI I SHËNDETSHËM

Ne kemi nevojë për mjedise të sigurta, të shëndetshme dhe mbështetëse për të pasur një shëndet të mirë. Mjedisi në të cilin jetojmë është një përcaktues kryesor i shëndetit dhe mirëqenies sonë.

  • Shperndaje në: