• Na ndiqni:

Forume Rinore në Shkodër dhe Lezhë

Në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC u zhvilluan javën e kaluar forumet rinore në qytetin e Shkodrës dhe Lezhës. Të rinjtë pjesëmarrës në forume u informuan për Kartën Rinore Evropiane dhe aksesin në të njëjtat mundësi sociale, ekonomike dhe kulturore si bashkëmoshatarët e tyre në Europë që përdorimi i kësaj karte ju ofron.
Në kuadër të këtij projekti nxënësit e përzgjedhur do të përfitojnë Kartën Rinore falas dhe do të përfitojnë nga mundësitë që kjo kartë ofron për një vit.
Më shumë informacion rreth Kartës Rinore mund të gjeni në faqen www.kartarinore.al

  • Shperndaje në: