• Na ndiqni:

Kampionati i lojrave popullore Shkoder

Një ditë e bukur sot me të rinjtë e qytetit të Shkodrës që u bënë pjesë e Kampionatit të Lojrave Popullore “Promovojmë Vlera Europiane ndërmjet aktiviteteve sportive”. Me energjinë që i karakterizon, të rinjtë pjesëmarrës u bënë promotorët më të mirë të vlerave multidimensionale të sportit!

Falenderim i veçantë për mësuesit e edukimit fizik të shkollave të mesme “Oso Kuka”, “28 Nëntori” dhe “Shejnaze Juka” për angazhimin maksimal në realizimin me sukses të kampionatit!

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.

  • Shperndaje në: