Sot ishim në Bashkinë Shkodër për të realizuar seminarin e rradhës me mësues të edukimit fizik. Seminari kishte si qëllim informimin e mësuesve mbi mënyrat e promovimit të vlerave Europiane tek të rinjtë gjatë realizimit të orëve të edukimit fizik.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.
#Vlera #VleraEuropiane #Gjithëpërfshirje #Tolerancë #Barazi #Aktivitetfizik #Diversitet