U realizua me sukses seminari i dytë me mësues të edukimit fizik të Bashkisë Lezhë. Seminari u mirëprit nga pjesëmarrësit të cilët ishin të interesuar për të kuptuar sesi aktiviteti fizik mund të përdorej për të promovuar vlerat Europiane tek të rinjtë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.