• Na ndiqni:

Seminar me mësues të edukimit fizik Tiranë

Përmbyllëm sot serinë e seminarëve me mësues të edukimit fizik. Seminari arriti maksimalisht qëllimin e tij duke informuar mësuesit pjesëmarrës mbi metodologjitë efektive të mësimdhënies që promovojnë vlerat Europiane tek të rinjtë, si të njohin dhe adresojnë përjashtimin dhe diskriminimin gjatë realizimit të orëve të edukimit fizik etj.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.
#Vlera #VleraEuropiane #Gjithëpërfshirje #Tolerancë #Barazi #Aktivitetfizik #Diversitet

  • Shperndaje në: