• Na ndiqni:

Sesione informimi në Shkollën e mesme “At Shtjefen Gjecovi”

Vazhdon seria e aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.
Dy sesione informimi u realizuan në Shkollën e mesme “At Shtjefen Gjecovi” në Lac. Sesionet shërbyen për ti njohur të rinjtë e kësaj shkolle me rëndësinë që kanë vlera të tilla Europiane si: gjithëpërfshirja, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe mosdiskriminimi jo vetëm për zhvillimin e tyre individual por edhe për mbarëvajtjen në tërësi të shoqërisë shqiptare.

  • Shperndaje në: