• Na ndiqni:

Sporti si Industri dhe Profesion

Ekipet profesioniste

Ekipet profesioniste ndahen në ekipe të sporteve kolektive apo individuale. Ekipet kanë në përbërje të tyre lojtarë profesionistë të kontraktuar dhe të përgjedhur nga stafi teknik përgjegjës. Ekipet profesioniste garojnë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtar sipas sporteve përkatës.

Ekipet amatore

Ekipet amatore të Shoqatës Barleti krijohen në bazë vendimeve të organeve drejtuese të shoqatës dhe garojnë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare me autorizim nga këto organe. Ekipet amatore përfaqësojnë Shoqatën Barleti dhe mbajnë shenjat dalluese të shoqatës (logon, uniformën, flamurin). Ekipet kanë përbërje të tyre lojtarë  të përgjedhur nga stafi teknik përgjegjës.

Akademitë sporteve

Shoqata Barleti bazuar në udhëzimet e organeve drejtuese të shoqatës organizon:

  1. Ngritjen e akademive të trajnimit në sporte të ndryshme me fëmijë dhe të rinj të grupmoshave nga 6 deri në 20 vjeç;
  2. Pjesmarrjen në kompeticione, nisma me ekipet e grupmoshave;
  3. Promovimin e veprimtarisë së akademive sipas procedurave të miratuara nga Shoqata Barleti.
  • Shperndaje në: