• Na ndiqni:

Trajnim “Si të orientojmë të rinjtë drejt aktivitetit fizik. Përfitimet nga praktikimi i sportit në shëndetin fizik dhe atë mendor”

Në  datat 22 Janar & 29 Janar, Shoqata Barleti në kuadër të projektit “Tirana Folk Games Fest”, i financuar nga Bashkia Tirane, ka realizuar dy trajnime një ditore me mësues të edukimit fizik që punojnë në shkolla urbane dhe rurale të Bashkisë Tiranë. Qëllimi i trajnimeve është të rrisë informacionin e mësuesve të edukimit fizik sesi të inkurajojnë efektivisht të rinjtë pa dallime gjinore për të praktikuar aktivitet të rregullt fizik dhe për të adaptuar stile të shëndetshme jetese.

Nën temën “Si të orientojmë të rinjtë drejt aktivitetit fizik. Përfitimet nga praktikimi i sportit në shëndetin fizik dhe atë mendor” u trajtuan problemet që hasen sot në përditshmërinë tonë, ku përqindja e fëmijëve që meren me aktivitet fizik në Shqipëri është shumë më e ulët në krahasim me vendet e rajonit. Mësuesit u përfshinë në diskutim me njëri-tjetrin duke pasqyruar realitetin, si dhe analizuar pse ndodhemi në këto situata. 
  • Shperndaje në: