• Na ndiqni:

“Femrat dhe Aksioni për Klimën: Protokolli i Montrealit dhe roli i RRR për një të ardhme të qëndrueshme.”

Takim UniBa & Njësia Kombëtare  e Ozonit.

Tiranë, 19. Nëntor, 2025

“Femrat dhe Aksioni për Klimën: Protokolli i Montrealit dhe roli i RRR për një të ardhme të qëndrueshme.” 

Në ambientet e UNIBA, Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit – Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, drejtuar nga Zv. Rektori për Çështjet e Studentit dhe Komunitetit dhe Dekan, Prof. Dr. Artan Shyti, Shoqata “Barleti”, përfaqësuar nga Kryetari z. Ilia Kuro, dhe në bashkëpunim me Njësinë Kombëtare të Ozonit, e drejtuar nga znj. Mimoza Vokshi, u zhvillua sot një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me tematikë:
“Vajzat dhe Aksioni për Klimën: Protokolli i Montrealit dhe roli i RRR për një të ardhme të qëndrueshme.”

Të pranishëm ishin studentët e programit të edukimit fizik, të cilët pritet të jenë mësuesit e ardhshëm dhe kontribues të drejtpërdrejtë në edukimin e brezave për çështjet mjedisore. Gjatë takimit u referuan tema të rëndësishme, ndër të cilat:

  • Femrat në luftën për mbrojtjen e Shtresës së Ozonit
  • “Integrimi i perspektivës gjinore në Protokollin e Montrealit.”

Pjesëmarrësve iu prezantuan materiale vizuale dhe video edukative të fokusuara në rolin e femrave dhe të çdo individi në komunitet për mbrojtjen e mjedisit. Interaktiviteti i studentëve, diskutimet dhe pyetjet e ngritura krijuan një hapësirë të vlefshme reflektimi dhe shkëmbimi idesh për nisma të ardhshme.

Një moment thelbësor i aktivitetit ishte theksimi i rolit të grave në ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor, i cili u përmbledh në këtë citim:

“Roli i grave në ndërgjegjësimin mjedisor përbën një faktor kyç në forcimin e përgjegjësisë komunitare dhe në promovimin e politikave të qëndrueshme.”

Në mbyllje, u nënvizua se nismat e tilla edukative janë investim afatgjatë për një shoqëri të shëndetshme dhe të qëndrueshme, duke përcaktuar drejtimin e duhur për brezat që vijnë.

  • Shperndaje në: