PROJEKTE
“Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane”
Qëllimi i përgjithshëm:
Të mbështesë të rinjtë për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane, si edhe për të pasur akses në të njëjtat mundësi sociale, ekonomike dhe kulturore si bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Objektivat specifike:
- Të edukojë të rinjtë mbi rëndësinë e njohjes dhe brendësimit të vlerave Europiane për zhvillimin e tyre individual.
- Të promovojë sportin si mjet efektiv për të edukuar të rinjtë me vlera të qenësishme Europiane.
- Të përmirësojë aksesin e të rinjve ndaj të drejtave dhe mundësive të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre Europianë.
Donator: Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
Periudha: Korrik 2021 – Prill 2022