• Na ndiqni:
MISIONI

Shoqata Barleti është shoqatë jofitimprurëse që punon me përkushtim për të rritur vëmendjën që individët dhe shoqëria duhet ti kushtojë shëndetit dhe mirëqënies, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive në sport dhe aktivitete fizike si mjete efektive drejt adaptimit të një stili të shëndetshëm jetese.

VIZIONI

Ne synojmë të jemi një nga organizatat lider në Shqipëri për promovimin e komuniteteve të shëndetshme dhe aktive. 

QËLLIMET
  • Përmirësimi i cilësisë së jetës së individëve dhe komunitetit përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe vëmendjes ndaj komponentëve të shëndetit.
  • Promovimi i zhvillimit personal dhe social të individëve dhe ndërtimi i komuniteteve më kohezive.
  • Edukimi i komunitetit mbi përfitimet e angazhimit të rregullt në sport dhe aktivitete sportive.
  • Mbështetja e zhvillimit të industrisë së sportit për të inkurajuar një rritje ekonomike të qëndrueshme në vend.
TARGET GRUPET

Të gjitha grupet e popullsisë, të grupmoshave apo profesioneve të ndryshme, në mënyrë të veçantë të rinjtë, studentët, sportistët profesionistë dhe amatorë, të moshuarit dhe grupet vulnerabël.

  • Shperndaje në: