U realizuan me sukses sesionet e informimit në Shkollën e Mesme “ 28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës. Sesionet shërbyen për ti njohur të rinjtë e kësaj shkolle me rëndësinë që kanë vlera të tilla Europiane si: gjithëpërfshirja, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe mosdiskriminimi për zhvillimin e tyre individual dhe për mbarëvajtjen në tërësi të shoqërisë shqiptare.
Sesionet e informimit po realizohen në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.




