Sot ishim në Shkollën e Mesme “Besnik Sykja” në Tiranë për të realizuar sesione informimi me të rinjtë e kësaj shkolle me qëllimin për ti njohur me rëndësinë që kanë vlera të tilla Europiane si: gjithëpërfshirja, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe mosdiskriminimi jo vetëm për zhvillimin e tyre individual por edhe për mbarëvajtjen në tërësi të shoqërisë shqiptare.
Sesionet e informimit po realizohen në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.




