Shoqata “Barleti” pjesë e Forumit te XXI Shkencor në Universitetin Barleti
(11-12 Maj, 2026)
Shoqata “Barleti” mori pjesë në Forumin XXI Shkencor të zhvilluar në kuadër të konferencës ndërkombëtare të organizuar në Universitetin Barleti, më datë 11–12 maj 2026, ku u trajtuan tema me fokus zhvillimin social, shëndetin, edukimin dhe perspektivat multidisiplinare të shoqërisë moderne. Në konferencë morën pjesë personalitete akademike dhe studiues nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, si London School of Economics, Sapienza University of Rome, Politecnico di Bari, University of Rome “Foro Italico” etj.
Në këtë aktivitet u prezantua edhe studimi: “EARLY CHILDHOOD DEVELOPMENT IN THE MODERN ERA: CHALLENGES AND MULTISYSTEM PERSPECTIVES” nga Dr. Adriana QAFA dhe Dr(C). Silvana DELIA, i cili solli në vëmendje rëndësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe ndikimin e faktorëve të shumtë socialë, edukativë dhe shëndetësorë në mirëqenien e tyre.
Pjesëmarrja e Shoqatës “Barleti” në këtë konferencë përputhet plotësisht me misionin dhe prioritetet e saj në drejtim të promovimit të shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve që në fëmijërinë e hershme. Në këtë kuadër, drejtimi dhe organizimi i ekipeve të fëmijëve në disiplina të ndryshme sportive brenda shoqatës mbështetet mbi baza shkencore dhe pedagogjike, duke synuar zhvillimin harmonik fizik, emocional dhe social të tyre.
Shoqata “Barleti” vijon të mbështesë iniciativat akademike dhe kërkimore që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe edukimit të brezit të ri, duke e konsideruar sportin dhe aktivitetin fizik si elementë thelbësorë në formimin e shëndetshëm të fëmijëve.




