• Na ndiqni:

Leksion i hapur: “Vepro, Riciklo, Shpëto: Roli yt në Protokollin e Montrealit, mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës”

Universiteti “Barleti” zhvilloi më 4 dhjetor 2025 një leksion të hapur mbi temën:
“Vepro, Riciklo, Shpëto: Roli yt në Protokollin e Montrealit, mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës”

Leksioni u mbajt nga pedagoge Dr. Dorina Xhani , duke u fokusuar në rolin e Protokollit të Montrealit dhe filozofinë 3R – Rikuperim, Riciklim dhe Rigjenerim – në mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës globale.

Në aktivitet morën pjesë 53 studentë dhe pedagogë të Programeve Master të Universitetit Barleti, përfshirë Informatikën e Aplikuar, Studime Europiane, Psikologji, Punë Sociale, Financë-Kontabilitet dhe Drejtësi Penale. Diskutimet përqendruan vëmendjen mbi ndikimin e gazrave ftohës (CFC, HCFC, HFC) dhe rëndësinë e standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e tyre.

Leksioni u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm akademik, duke pajisur studentët me dije dhe kompetenca për të adresuar sfida globale si ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria mjedisore.

  • Shperndaje në: