Në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti , dje u zhvillua një prej forumeve rinore të planifikuar për të informuar nxënësit e shkollës “Besnik Sykja” rreth Kartës Rinore Evropiane, cfarë përfitimesh kanë duke u anëtarësuar, ku mund ta përdorin këtë kartë etj.
Karta Rinore Evropiane është një mjet ndërkombëtar që fuqizon të rinjtë duke ofruar zbritje në 36 vende të Evropës, si dhe i mundëson anëtarëve të saj të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme, seminare, trajnime kudo në Europë.
Në kuadër të këtij projekti nxënësit e përzgjedhur do të përfitojnë Kartën Rinore falas dhe do të përfitojnë nga mundësitë që kjo kartë ofron për një vit.
Më shumë informacion rreth kartës rinore mund të gjeni në faqen www.kartarinore.al




