Shoqata Barleti në projekt me partnerë italianë
16 Tetor 2025
Studentët e Universitetit Barleti dhe presidenti i Shoqatës Barleti, pritën delegacionin italian People Runners, pjesëmarrës në garën shumëetapëshe “Stafeta e Dialogut Itali–Shqipëri 2025, deti në qendër”.
Gjatë takimit u dorëzua “Bluzja e Dialogut”, e firmosur nga figura të njohura dhe fitues të Çmimit Nobel për Paqen, si simbol i bashkëpunimit dhe paqes. U prezantua gjithashtu projekti People Runners, që synon përhapjen e mesazheve të paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës mes shkollave shqiptare dhe italiane.
Studentët e Barletit krijuan mesazhe simbolike në formë SMS, të cilat u vendosën në shishe – një “Mesazh në Shishe nga Durrësi” – që atletët do t’ua dorëzojnë studentëve italianë në Otranto.
Ky projekt ndërkufitar, i mbështetur nga Rajoni i Puglias, Departamenti i Zhvillimit Ekonomik dhe Shoqata Barleti, buron nga përvoja 20-vjeçare e shoqatave Piusport ASD dhe Euterpe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar Itali–Ballkan.




