• Na ndiqni:

Leksion i hapur Nr.. “Vepro, Riciklo, Shpëto: Roli yt në Protokollin e Montrealit, mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës”

“Vepro, Riciklo, Shpëto: Roli yt në Protokollin e Montrealit, mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës”

Në kuadër të projektit “Albania’s Preparation of Inventory of Banks of Used or Unwanted Controlled Substances”, Universiteti Barleti, në bashkëpunim me Njësinë Kombëtare të Ozonit, zhvilloi një leksion të hapur ndërgjegjësues kushtuar Protokollit të Montrealit, mbrojtjes së shtresës së ozonit dhe klimës, nën moton “Vepro, Riciklo, Shpëto”.

Aktiviteti u drejtua akademikisht nga Prof. Angjelina Vuksani, duke sjellë një qasje të veçantë mbi lidhjen ndërmjet edukimit mjedisor, kërkimit shkencor dhe ndikimit ekonomik të politikave për mbrojtjen e mjedisit.

Tematikat kryesore të trajtuara

Gjatë leksionit u trajtuan aspekte që lidhen me:

  • rolin e kërkimit shkencor në mbështetjen e politikave mjedisore dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme;
  • rëndësinë e zbatimit të Protokollit të Montrealit dhe masave për mbrojtjen e shtresës së ozonit;
  • ndikimin ekonomik dhe financiar të respektimit të standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e substancave të kontrolluara;
  • rolin e studentëve, komunitetit akademik dhe institucioneve në nxitjen e praktikave të qëndrueshme mjedisore.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu në zbatimin praktik të parimit 3R – Redukto, Ripërdor, Riciklo, duke evidentuar se mbrojtja e mjedisit nuk përbën vetëm një përgjegjësi ekologjike, por edhe një investim afatgjatë me ndikim ekonomik dhe social.

Pjesëmarrja dhe ndikimi

Në aktivitet morën pjesë 45 studentë dhe pedagogë të degëve Informatikë, Drejtësi, Shkencat Sociale, Financë-Kontabilitet etj, të cilët u përfshinë në diskutime mbi sfidat bashkëkohore të mbrojtjes së mjedisit dhe rëndësinë e qasjeve të integruara ndërmjet arsimit, kërkimit dhe politikave publike.

Ky leksion kontribuoi në forcimin e rolit të Universitetit Barleti si një aktor aktiv në promovimin e edukimit mjedisor, kërkimit shkencor dhe ndërgjegjësimit të komunitetit akademik për çështjet e mbrojtjes së klimës dhe shtresës së ozonit, në përputhje me angazhimet kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadër të Protokollit të Montrealit

  • Shperndaje në: