Tiranë, 4 dhjetor 2025 – Universiteti Barleti, në bashkëpunim me Njësinë Kombëtare të Ozonit, zhvilloi një orë të hapur ndërgjegjësuese me temë “Vepro, Riciklo, Shpëto: Roli yt në Protokollin e Montrealit, Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe Klimës”.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Albania’s Preparation of Inventory of Banks of Used or Unwanted Controlled Substances”, në ambientet e Universitetit Barleti, Fakulteti i Ekonomisë Qeverisjes dhe Drejtësisë, i drejtuar nga pedagogu Prof. Dr Gazmend Zeneli.
Në orën e hapur morën pjesë 44 studentë dhe pedagogë, të cilët u njohën me rëndësinë e Protokollit të Montrealit, sfidat mjedisore aktuale dhe rolin e qytetarit në mbrojtjen e shtresës së ozonit, duke u fokusuar në zbatimin e parimit 3R: Redukto, Ripërdor, Riciklo.
Si rezultat i këtij aktiviteti, u hodhën bazat për krijimin e një grupi studentor ndërgjegjësues për çështjet mjedisore, si dhe për organizimin e aktiviteteve edukative dhe ricikluese periodike në kuadër të komunitetit akademik.
Ora e hapur kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të studentëve në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

