• Na ndiqni:

Kampionati i Lojrave Popullore në Tiranë

Finalizuam Kampionatin e Lojrave Popullore “Promovojmë Vlera Europiane ndërmjet aktiviteteve sportive” me të rinjtë e qytetit të Tiranës. 👏👏
Në ambjentet sportive të Universiteti Barleti të rinjtë pjesëmarrës krijuan një atmosferë festive duke promovuar bukur vlerat multidimensionale të sportit!
Ajo që spikati në realizimin e këtij kampionati në të katër qytetet target, ishte bashkëpunimi i shkëlqyer i vetë stafit të shkollave përfaqesuese me njëri- tjetrin, gjë që na bën optimist për bashkëpunime të tjera në vijim.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.
  • Shperndaje në: