• Na ndiqni:

Kampionati i Lojrave Popullore me të rinjtë e qytetit të Lezhës

Dje në ambjentet mirëpritëse të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Karl Gega” Balldren u organizua Kampionati i Lojrave Popullore “Promovojmë Vlera Europiane ndërmjet aktiviteteve sportive” me të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit të Lezhës.
Me një organizim model nën kujdesin e mësuesve të edukimit fizik të rinjtë pjesëmarrës luajtën dhe u argëtuan duke treguar edhe njëherë se sporti më mirë se askush tjetër i bën njerëzit bashkë dhe përcjell vlera thelbësore.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.
  • Shperndaje në: