• Na ndiqni:

Seminar me mësues të edukimit fizik – Bashkia Laç

Sot ishim në Bashkinë Laç për të realizuar seminarin e parë me mësues të edukimit fizik. Seminari me elementët e tij teorik dhe praktik ju ofroi mësuesve njohuri sesi mund të promovojnë vlerat Europiane tek të rinjtë duke i përfshirë ata në mënyrë të suksesshme në aktivitete sportive.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.
  • Shperndaje në: