• Na ndiqni:

Sesione informimi me të rinjtë e shkollës “Hydajet Lezha”

Janë realizuar me sukses dy sesionet e informimit në Shkollën e Mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Sesionet shërbyen për ti njohur të rinjtë e kësaj shkolle me rëndësinë që ka njohja dhe brendësimi i vlerave Europiane në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sesionet e informimit po realizohen në kuadër të projektit “Në pritje të Integrimit Europian: Edukimi i të rinjve për të njohur dhe brendësuar vlerat Europiane” financuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC dhe zbatuar nga Shoqata Barleti.

  • Shperndaje në: